BARCOLETA DHE GJEGJEZA

DUDIJA

- Nëpër rrugët e Munihut Syla e Dudi po e kërkonin Dudinë, e cila kishte humbur dhe po bërtisnin :
Dudi ! Oj Dudi ! Pas pak kohësh kalon andejpari Luli e u thotë :
-Sa të pakulturuar që jeni ,si po bërtisni ashtu në rrugë? Edhe unë e kam humbur Lulinë, po , si e do rendi , kam shkuar në polici dhe i kam dhënë shënimet si duhet: "e gjatë - 1.80cm ,flokë të gjatë, sy tepër të kaltër , gjinj të bujshëm ,këmbë të gjata..."
-Pa një pa dy,Syla i kthehet Dudit: -Lëre,bre Dud,Dudinë,hajde ta lypim Lulinë!


ZGJEDHJA E MISIT

- Po e shikojnë Dudi e Dudia zgjedhjen e Misit në Televizion, kur ja Dudi foli: - Ueh, shikoje këtë bukuroshe, Dudie, qenka si Mercedes, ndërsa ti je si kombajn!
Disa netë më vonë shtrihen Dudi e Dudia në shtrat dhe Dudi don të bëjnë dashuri, po Dudia ia kthen: Kush e ndezë kombajnin për atë kashtëz!


KËRCIMI

- Njëri e kishte shprehi para se shkonte për të fjetur pshtynte për dritare dhe pastaj gjuhej ne shtrat.
Njëhere, dy , tri herë , kur një natë habitet në vend se të pshtynte për dritare e të gjuhej në shtrat, ai pshtyn në shtrat e gjuhet për dritare!


GJELAT

- Kishin qenë dy gjela, njëri i thotë tjetrit:
hajde të shkojmë se në frigon e dyqanit përballë kishin ardhur plot pula cullak !!!


KOKA KOLLA

- Kishin qenë tre shokë, dhe një dite shkojnë në një lokal për të pirë nga një pije.
Njëri kërkon shfeps, tjetri fanta, kurse I treti thotë: a keni coca colë?
- Kamarieri thotë jo coca colë por, koka kollë .- Ky ia kthen : e si ashtu?
Atëherë edhe shoku im që e ka emrin Cali, a me thirrë kali a ???????????


PREZENTIMI

- Ka qenë shqiptari dhe amerikani, ulen në një lokal. Afrohet kamarieri dhe e pyet së pari amerikanin: -cka doni te pini? - Ai thotë Gjoni Voker Viski.
Shqiptari thote: -Shaban Teslica Koka kollë, kujton se duhet te prezantohet së pari!!!


LEPURI PIANEC

- Shkon lepuri në kafe të arushës edhe bërtet: biiiiiiiiiiiiiima një biiiiiiiiiiiiiiiiirë!
Arusha thotë: birrën po ta bi veç edhe njëhere me bo me bërtit t’gozhdoj me gozhda.
Te nesërmen mbrëma vjen lepuri prapë dhe e thirr arushën, eja këtu: A keni gozhda?
Arusha thotë: jo! Lepuri prapë bërtet biiiiiiiiiiiiiiiima një biiiiiiiiiiiiiiiiirë.


SOLIDARITETI

- Pyet mëuesja nxënësit: - Nëse dikush nga ju e konsideron veten budalla, le të ngritet në këmbë! Në fillim askush prej nxënësve nuk ngritet.
Pas pesë minutash, derisa në klasë mbretëronte qetësi relative, në këmbë ngritet Bibi. Mësuesja habitet. Ajo nuk beson se Bibi e konsideron veten budalla:
Cka? Bibi, ti veten e konsideron budalla? Jo ore, por më vinte keq kur të shihja se qëndronit vetëm në këmbë!!!


NJERIU I GABUAR

- Gruas së re ia tërheq vërejtjen një mikeshë:
- Unazën e fejesës po e mbani në gisht të gabueshëm?
- E di, jam fejuar për njeriun e gabuar.


ÇKA ËSHTË PËR T'U ÇUDITUR

Dy gra fqinje takohen në korridor
Cka është me ju fqinjë, mos jeni e sëmurë?
Pse mendoni ashtu? Paj, që tri ditë po shoh duke dalë doktorin nga banesa jote?
Cka është për t’u çuditur? Unë që dhjetë ditë po e shoh një oficer duke dalë nga banesa jote dhe nuk po ju pyes mos ka pëlcitë lufta.


DËMI

- Takohen dy miq të vjetër, të cilët nuk ishin parë që moti.
Eh sa m’u bë qejfi që të pashë- I tha njëri-, por çka do të bësh sonte?
Nuk kam planifikuar asgjë. E nesër? Plotësisht jam i lirë. E pasnesër? Gjithashtu. Mirë e të premtën? Nuk kam kurfarë obligimesh. E të shtunën në mbrëmje? Kam për të shkuar në një premierë të operës. Dëm! Desha që të shtunën të të thërrasë në darkë.


PËRCJELLJA

- E pabesueshme – I ankohet mikeshës një grua, e cila mendonte se është e bukur, çdoherë që shkoj rrugës për Pazar, meshkujt më vijnë pas, thjeshtë nuk di si t’i largoj?
Eh, kjo të paktën është e lehtë. Përnjëmend? Cka të bëjë? Thjesht, vetëm kthehu të të shohin dhe ata vetë do të largohen.


SHIU

Dy binjakë para lindjes, I thonë njëri-tjetrit:
Mos dil njëherë jashtë, si duket po bie shi! Pse ku e more vesh ti? Paj, ky që na vizitoi më parë kishtë mantel gome.


TAKIMI

- Nëse dëshironi, lindjes suaj mund të prezentojë edhe babai i fëmijës- I thotë gjinekologu një gruaje para lindjes.
Më mirë jo, - I gjegjet ajo, ka mundësi që këtu të vijë edhe burrin im dhe mund të takohen.


GJATËSIA

Pas zgjedhjes së MISS-it, dy kandidate tjera e përgojojnë miss-in e ri.
Fitoi vetëm për shkak të gjatësisë - tha njëra. Për shkak të gjatësisë! – u cuditë tjetra.
Për shkak të gjatësisë së puthjes, që i dhuroi kryetarit të jurisë.


OPERA

- Cka është opera, Agron?- e pyeti mësuesja vogëlushin dhjetëvjecar.
- Kjo është kur njeriut, të cilit i kanë futur thikën në shpinë këndon në vend që të vdes.


HOMOSEKSUALITETI

- E pyet Dudi Sylën:
- Sylë ,bre kam dëgjuar se je homoseksual.A është e vërtetë?
- Paj si të them, e vërtetë është - i përgjigjet ky
- E kam dëgjuar se edhe vëllau yt është?
- Valla edhe ai është?
- Kam dëgjuar se edhe djalin e axhës e ke homoseksual" - Po edhe ai është!
- Po a është kush në familjen tënde që interesohet për femra? -Po,more motra ime!


GJËGJËZA

1-Kush rri në mur pa varëse varrur?

2-Kush si mbrehë gërshërët e veta?

3-Kush gjithnjë shkon e nga vendi s’lëvizë?

4-Kë e rrahin më shumë në kokë?

5-Eshte një kungull me shtatë bira, cka është ai?

6-Kryet e shtin brenda, bishtin e len jashtë?

7-Hidhet e përdridhet e në kungj viret?

8-Ditën fish-fish natën mbi mish?

9-Kur ecë lidhen, kur rrin zgjidhe


n?

10-Cka bëhet kur skeleti veshet me lëkurë?


Zgjedhjet e gjëgjëzave:

1) merimanga,
2) gaforrja,
3) ora,
4) gozhdën,
5) koka e njeriut,
6) luga e ngrënjes,
7) sita,
8) jorgani,
9) lidhëzat e këpucëve,
10) asht e lëkurë.

 

widgets
 
SA JU PELQEN WEB-I?
SHUMM
NORMAL
PAK
ASPAK
  
pollcode.com free polls
 
CILA EKIP JU PELQEN?
REAL MADRID
MANCHESTER
BARCELONA
AC MILAN
INTER
JUVENTUS
CHELSEA
LIVERPOOL
NDONJE TJETER
  
pollcode.com free polls
 
Today, there have been 1 visitors (6 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free